Me kombinimin e veçantë, Monika Lubonja i jep leksione stili 20 vjeçareve


Stilit të Monika Lubonjës, ia kam vënë syrin që kur ishte në Big Brother Vip. Mund ta them me plot gojën, që ishte e veshura më mirë aty. Sonte ka qenë e ftuar tek emisioni i Aulona Mustës, në një intervistë kokë më kokë.

Ka veshur një fustan rozë pastel, mbi gju, dekoruar me pupla në pjesën fundore. Jaka është “vintage“ oversize, e cila pati pikun e saj 5 vite më parë. E ka kontrastuar bukur me stiletto të verdha. Tregon sharm dhe elegancë, edhe pse nuk është veshur bardhezi. Po të kishte blog mode, do e ndiqja me kënaqësi. Vajza, mbani shënim: fustanet me dekolte, nuk ju bëjnë të dukeni më sensuale se sa ky kombinim me nuanca pastel. Me stilin krejt të veçantë, Monika po i jep leksione të gjitha vajzave 20 e ca vjeçare.


409 views0 comments