Monika, ja si mund të ishe veshur më me stil për ditën e Shën Patrikut


Të vishesh me kostum jeshil këtë sezon nuk ka qenë diçka e re dhe as e panjohur. Pamë stilistët me emër, që provuan e eksperimentuan me ngjyrën e barit, jeshilen smerald, jeshilen e detit etj. Që të mos dukesh sikur po feston Shën Patrikun, festën ku si për gallatë duhet të veshësh jeshilen më të shëmtuar që ke, duhet të tregohesh e kujdesshme dhe sqimatare.


Foto nga festa e Shën Patrikut

Foto e Monika Kryemadhit sot në rrjete sociale, më tërhoqi vëmendjen për ngjyrat e guximshme dhe përplasjen mes motiveve. Fund me lule, bluzë jeshile e trikotuar, pallto gjithashtu jeshile, rruaza (pse rruaza, s’e di), këpucë me majë katrore sërish jeshile dhe shishe uji "Lajthiza" si aksesor (besoj).


Epo mirë, ndoshta ka dashur vërtetë të vishet për nder të shenjtorit Irlandez. Ose ndoshta ka dashur të vishet sipas trendit, por nuk i ka shkuar siç e mendonte. Po a ka mënyrë trendi të vishesh me jeshile edhe të dukesh vërtetë bukur?


Thierry Mugler thotë patjetër.


Me këtë lloj xhakete, kombinuar me fund laps ose pantallona të zeza, do dukesh sikur vjen direkt nga Jet-i privat, me të cilin ishe në mbledhje pune në Vjenë.