• Stela

Martohet vajza e Bill Gates. Fustani është më i thjeshtë nga sa e mendoni


Jennifer Gates është vajza 25 vjeçare e Bill dhe Melinda Gates. Fundjavën që kaloi, ajo i tha “po” Nayel Nassar me një dasëm elegante në Westchester, New York.


Doktoresha e sapo diplomuar nga Stanford, një nga universitetet më prestigjoze në Shtetet e Bashkuara, zgjodhi një fustan krejt të thjeshtë dizanjuar nga Vera Wang.



Jennifer ka tipare ginger, lëkurë me quka dhe buzë të holla. Nuk është aspak si vajzat pasanike ballkanase, të cilat jemi mësuar t’i shohim rëndom në rrjëte sociale. Nuk ka as buzë të bëra dhe as vetulla të larta. Ama ka shumë stil dhe nuancat që zgjedh janë në harmoni me tiparet e saj natyrale. Edhe zgjedhja e fustanit në tonalitetin e fildishtë, nuk është aspak rastësore. Harmonizohet bukur me tiparet e saj, duke i vënë në pah sytë dhe flokët.



Fotografia në të cilën nëna, Melinda, ishte duke festuar momentin historik të vajzës së saj, shpalosi gjithashtu fustanin e dasmës. Vera Wang mori porosi nga Jennifer për një fustan të fildishtë “Haute Couture”, me mëngë të gjata, mbuluar me dantella ‘makrame’ franceze të aplikuara me dorë.

Fustani ishte i thjeshtë, madje edhe më i thjeshtë se sa e mendoja. Në fund të fundit, është vajza e Bill Gates!