Mama, mos i vishni vajzat si nuse të vogla. Ja disa sugjerime për 1 Qershorin


Kushedi se sa herë kam dëgjuar mamat, që ankohen se dyqanet nuk ofrojë asgjë të bukur për vajzat e tyre. Në gamën e gjerë të kokeksioneve për fëmijë, nuk e di pse shoh më shumë fustane tyli vërdallë se lino.

Sa janë të vegjël fëmijet, i veshim me pambuk të cilësisë së parë, çertifikuar sipas standarteve europiane, 100% pambuk i pastër. Sa rriten pak, gjejmë materialet më sintetike, mjafton të jenë si fustane nusesh ose personazhe përrallash. Epo këtë 1 Qershor mos i vishni fëmijët si motrat e Hirushes. Me fustane plot ngjyra të ndezura, kordele (ju lutem hiqni dorë nga turbanët dhe kordelet), këpucë me takë dhe geta të bardha.

Nuancat pastel dhe copat lino, janë dy nga detajet që e bëjnë veshjen e fëmijëve të përshtatshme për moshën e tyre. Por mos i zgjidhni të ngushta.

Koleksionet e fëmijëve të këtij sezoni, kanë paralajmëruar minimalizëm si dhe komoditet. Për mendimin tim, këto dy epitete duhet të shoqërojnë në çdo kohë veshjet e fëmijëve. Për djemtë mund të zgjidhni kombinoshe lino, ndërsa vajzat fustane ose paliçeta.




Edhe t-shirt e kombinuar me pantallona, kapele dhe atlete, është ide e mirë për të voglin tuaj.

1,094 views0 comments