Më lini t’ju prezantoj me disa vajza me stil krejt të veçantë


E vërteta është, që influencueset e vërteta, nuk janë ato që citojnë në përshkrimin personal “Influencer”. Personalisht më ka influencuar çdo herë, që kam dashur të blej një rrobë të re, komshia ime tek Myslym Shyri. Kishte një stil krejt francez, të cilin doja t’ia rrëmbeja pa asnjë mëdyshje.

Dua t’ju prezantoj sot me disa vajza, të cilat kanë një stil “subtle”, ose që nuk bie në sy me logo firmash të kripura, ose ngjyra vibrante marramendëse. Kombinojnë berretat me xhaketa të bardha, crop-top me xhinse e sandale, fustane me çizme cowboy, etj. Nuk duan të njihen për dekoltetë pa kuptim e të mërzitshme me origjinë nga Bullgaria, as me minifunde (minifund i thënçin), se është më shumë si shirit llastiku. Dhe nga fotot minimaliste e të kuruara, duken kaq bukur!

Me pak fjalë, do doja që Tirana të ishte e mbushur me vajza të tilla. Po ju lë t’i shihni vetë, e pastaj vendosni se kush doni t’u influencojë.



1,162 views0 comments