Kim Kardashian vesh fustanin 60 vjeçar të Marilyn Monroe në Met Gala


Të gjithë sonte po flasin për fustanin e Kim Kardashian në Met Gala. Në fakt është ai fustani i famshëm, që Marilyn Monroe trazoi ujërat në ditëlindjen e presidentit Kennedy në 1962-shin.


Do pyesni ju, si i bëri Kim-it fustani i qepur 60 vite më parë? E thjeshtë (jo dhe aq), e vendosur për t’i shtangur të gjithë, ajo humbi 16 lbs në 3 javë për ta veshur fustanin 4.6 milionë dollarësh.


U shit fillimisht në 1999-ën për 1.26 milionë dollarë. Vetë Marilyn pagoi 1440 dollarë dizajneres Jean Louis në 1962-shin, sot do vlerësohej me 13.000 dollarë. Thuhet se iu qep në trup Marilyn-it, që të përqafonte çdo formë dhe centimetër lëkurë.

gif

Sot e ka veshur Kim Kardashian, pjesëtarja më biznesmene e familjes Kardashian-Jenner. Përkrah Pete Davidson. Flokët i ka mbledhur në topuz të vogël, veshur me pelush, njësoj si Marilyn. Fustani ka 2500 kristale të qëndisura mbi copën mesh, tip tyli i gomuar.