Kam 11 sugjerime veshjesh për Alketa Vejsiun


Alketa Vejsiu ka trup të rregullt, me këmbë të drejta, supe të strukturuara dhe tipare të ëmbla. Gjithnjë e mbaj mend bjonde, me balluke/pa balluke, me fije/pa fije, me onde/pa onde. Sipas meje balluket franceze i rrinë më mirë me tiparet.

Gjatë fundjavës e shoh me hoodie (bluzë me kapuç) dhe tuta. E kam parë dhe disa herë të stiluar si siçiljane, me shami dhe fustan me pika. I pëlqejnë fustanet e shkurtra, ngjyra rozë pastel dhe e bardha.

Sot dua ta stiloj virtualisht, kështu nga milje larg, duke provuar disa kombinime krejt ndryshe.


Do doja ta shihja të veshur me trendin e ri, xhaketë e integruar me dorashka, rrip beli dhe pantallona me pala ose cargo. Taka dhe çantë me lëkurë vegan të kaftë (imitim krokodili). Mendoj se do dukej me stil si dhe ‘edgy’.

Kostumi mashkullor alla Ralph Lauren, mendoj se do t’i rrinte për mrekulli. Mjafton t’iu kujtoj Blake Lively tek filmi “A Simple Favor” dhe i kam thënë të gjitha.

Pak njerëzve iu shkon lëkurë nga koka tek këmbët. Alketës do t’i shkonte shumë me tiparet kjo prerje dopiopet dhe pantallonat cigare.