Ka mundësi, që këmisha nuk të rri mirë dhe ti as që e di



Këmisha jote mund të ketë teksturën a copën më të mirë që shitet. Ty të pëlqen ngjyra dhe dizajni, ama ka mundësi, që ajo s’të rri mirë. Nuk them për ato raste kur bën ‘muuu’, se supi është zhvendosur, pencat të shtrëngojnë ose mëngët të rrinë si ato të Eduard Duar-Gërshërës.

Them për rastet kur ke shpenzuar për një copë të mirë, e vesh, del para pasqyrës dhe se ç’ka që nuk të shkon. Këtë e pash dje, tek një gazetare lajmesh në rrjete sociale (rroftë Instagrami se na është bërë si gazeta e mëngjesit). Jam e sigurt, që as ajo nuk e di se këmisha e saj duket jo mirë. Po t’ia them do ta kuptojë dhe do më japë të drejtë.

Ky është ai rasti tipik, kur të brendshmet (sytjenat), luajnë rolin primar. Fakti që mund të kesh gjoks të madh me kupë DD e më lart, nuk do të thotë se s’ke zgjidhje. Po ju marr një shembull, Ashley Graham është masa 3XL dhe këmishat e saj rrinë perfekt!



Është e gjitha tek modeli, cilësia (shumë e rëndësishme kjo) si dhe arsyeja e tretë, larja. Sytjenat, pasi lahen me lavatriçe për një kohë të caktuar, varen. Llastiku dobësohet, rripat harkohen aty ku nuk duhet dhe në vend që të jenë mbështetëse të posturës, kthehen në armik. Krijohet ai boshllëku midis rripit dhe bustit (jam e sigurt që e di se për kë e kam fjalën), i cili pasqyrohet edhe tek këmisha.

Nuk duhet të dukesh sikur ke volum tek pjesa poshtë klavikulës, përkundrazi. Ajo zonë e bustit tënd, duhet të duket elegante dhe e rafinuar.

Si ta rregullosh?



Matu fillimisht, që ta dish me saktësi cilës kupë i përket. Dhe e dyta, investo tek cilësia. Është më mirë të kesh 2 palë sytjena, që kanë kushtuar të paktën 50 dollar secila, se sa 10 palë nga 10 dollar. Laji me dorë dhe thaji në tel (jo në tharëse). Dhe mos i laj me 90 gradë! Sytjenat nuk janë mbathje.

Një nga markat, që pëlqej unë është kjo (kliko tek foto për linkun) :










445 views0 comments

Recent Posts

See All