• Stela

Këto dy ngjyra, janë qershia mbi tortë e këtij sezoni



Jeshilja e barit dhe lejlaja, janë dy nuancat “must” të sezonit vjeshtë-dimër 2021-2022. Po marrin të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale dhe nuk është se nuk e meritojnë.


Po të më thoshin vjet që jeshilja do kthehej në modë bashkë me lejlanë, nuk do më dukej çudi. Të dyja nuancat janë dominante, madje kombinohen edhe me njëra-tjetrën. Sigurisht nëse bën punë zyre, ndoshta nuk është ide e mirë të vishesh me jeshile, por mund të mbash aksesorë jeshilë.


Një xhaketë jeshile do t’ju shkojë më së miri me pantallona bezhë, nude dhe kafe. Por edhe xhinset janë ide e mirë. Nëse nuk ke frikë të guxosh, vish kostum jeshil, me këpucë pink.



Për lejlanë mund të flas gjithë ditën. Është një nga nuancat që e tregon lëkurën të nxirë nga dielli. Flokët kaf ose lajthi harmonizohen më së miri me nuancën levander.