Këtë sezon, me dorashka është dhe moda



Të gjithëve ne, që i ndoqëm sfilatat në kohë reale, mbajtëm frymën kur Jenny Walton parakaloi në rrugë me fustanin pordokalli ”Prada” dhe dorashkat me lule. Dukej shumë bukur dhe elegante me fustanin saten, i cili i vinte në pah tonalitetin e lëkurës.


Disa gjëra që mësuam nga vajzat e modës, janë se dorashkat nuk janë vetëm për në dimër, kombinohen bukur me fustane, triko, pallto pa mëngë ose xhup.

Dorashkat mund të jenë aksesori i vetëm dhe i duhuri për shumë fustane të zeza. Sidomos kur bëjnë kontrast me gjithë veshjen.

Një sugjerim nga unë, mos blini dorashka lëkurë të zeza, më mirë të kafta ose bezhë. Nuk do t’i vishni me qejf, ose nuk do i vishni fare.

Në sfilatën e Gucci-t spikatën kombinimet e çuditshme dhe piercings në fytyrë. Kjo më poshtë, edhe pse nuk duket, është e ëmbla Maria Bernard.

Ja dhe dorashkat, me të cilat dukesh sikur po lan enët. Epo mirë, ju kë do zgjidhnit?



121 views0 comments

Recent Posts

See All