Këshilla praktike nga stilistja e javëve të modës, që vishet me xhinse

Rachael Wang është, si të thuash, muzë e pa diskutueshme, dhe këtë nuk e them vetëm unë. Është e thjeshtë, modeste, flet me kopetencë, por nuk ndërhyn nëse nuk e pyesin. Ka një stil krejt personal, por nuk e kam fjalën që bën veshje të çuditshme me pupla, alla stilistësh.
Gjatë adoleshencës thotë se i ka shpenzuar të gjitha paratë e fituara nga babysitting, për rroba të blera tek “flea market” (treg i veshjeve dhe orendive të përdorura) dhe penj antik.
Sot është një nga stilistet më në zë, që nuk mungon në sfilatat më të rëndësishme. Është intervistuar shpesh nga revistat e modës për shijet e saj modeste, me një detaj statement.
Shumicën e kohës nëpër javët e modës, vishet me xhinse dhe këmisha. Ndaj, në pamundësi për ta intervistuar live, mund të nxjerrim disa mësime praktike nga fotot e bëra në rrugët më të famshme.

E gjelbra është motra e blu xhinsit
Sidomos kur kombinohet me këmishë të bardhë, krijon kontrast të këndshëm.

Sado të mërzitshme të jenë xhinset, kombinoje me këmishë asimetrike.

Me xhinse harmonizohen këpucët ‘statement’

Xhinset cowboy kombinoji me këmisha të gjata dhe gjysëm çizme.

Loja e shtresëzimit bëhet më e bukur kur e kombinon me xhinse.

Fustani xhins është po aq i bukur dhe casual sa xhinset.