• Stela

Ja si vishej Audrey Hepburn në dimër


Audrey Hepburn dhe Grace Kelly kanë qenë dy ikona mode dhe hijeshije, të cilat janë shquar për sharm, elegancë dhe sofistikim.

Ndoshta po të jetonin sot, do ishin konsideruar demode. Ose e anasjellta, mund të na quanin ato ne demode. Kam bërë para disa muajsh një artikull në tiranapost.al "Po të kishte Audrey llogari në Instagram sot...".


Në gardërobën e Audrey Hepburn kishte varietete të ndryshme palltosh dhe pelushi. Zakonisht palltot i kishte me prerje në bel, si dhe nën gju. I kombinonte me syze "statement".



Ndërsa Grace Kelly përshembull, pëlqente më shumë pelushin dhe kombinimet e tij me kapele ose turban.




Unë bie dakort me thënien, që pelushin duhet ta veshesh me xhinse dhe atlete. Kurrsesi me taka.


Palltot janë shumë të bukura edhe po t'i veshësh të kopsitura (si fustan), shoqëruar me çanta të vogla sqimatare. Edhe pse ne, vitet e fundit pallot i kemi kombinuar me atlete. Për arsye komoditeti, kuptohet.


Audrey na ka mësuar direkt dhe indirekt, të jemi elegantë edhe nëse dalim në park me qenin, për të ngrënë mëngjesin ose kur duam thjesht të ecim vetëm.


E di që ne preferojmë 'yoga pants', tuta ose xhinse dhe t-shirt kur dalim për 5 minuta.

Ja që ndoshta jemi ne ata, që jemi bërë demode.

240 views0 comments