Ja si më vodhën pallton-pardesy në Prishtinë
- Stela

- Oct 31, 2022
- 1 min read

Nuk më ka humbur asnjëherë diçka, as një laps a gomë. Deri në 2018-2019-tën kur më vodhën këtē pallto-pardesy nga koleksioni i 2017-2018 në Kosovë. Unë e dua shumë Kosovën dhe ky incident që ndodhi, nuk më ndalon aspak ta dua prapë!
Diku në 2017-tën, në bashkëpunim me disa dizajnere të tjera, na u ofrua mundësia të shisnim koleksionet tona pranë një prej qëndrave tregtare në kryeqytetin e Kosovës.

Pas një viti e ca bashkëpunimi me pronarët e qëndrës, vendosa të largohesha duke tërhequr kështu të gjitha krijimet e ngelura në butik. Një pallto nuk rezultonte në inventar dhe për çudi askush s'dinte të më jepte shpjegim pse.

Unë e mbaj mend si sot këtë pallton-pardesy, courduroy me jakë të sipërme, punuar gjysëm veref me supe të theksuara. Nuk e qepa më kurrë. Nuk mundesha.

Ti që e ke sot, ta gëzosh. Dhe nuk do vij të ta marr, mos ki merak. Thjesht trajtoje me dashuri edhe mos e vish me atlete. Kaq. Të përshëndes nga larg.

Linku i koleksionit të plotë: https://www.notjustalabel.com/collection/info908/aw-17-18-femme













































































Comments