• Stela

Ja se çfarë vura re tek veshjet e konkurentëve në Big Brother Vip këtë javë. Kam edhe disa sugjerime

Unë t’ju them të drejtën, nuk e kam ndjekur Big Brother VIP rregullisht çdo ditë. Nuk kam dyshim që idea dhe realizimi do jenë kuruar nga profesionistë. Ama veshjet e pjesmarrësve nuk mund t’i lë pa kaluar në lupë.



Aty shoh një fustan, veshur nga një prej konkurenteve, që më duket i njohur. Ia kemi parë Jennifer Lopez në një nga parakalimet në tapetin e kuq. Fustani i bardhë në materialin e plotë, i cili dekorohet në pjesën e jakës “V” me një varg me gurë. Në rastin e J.Lo gurët janë të diferencuar pak nga pjesa e zhaponesë. Prerja vertikale përfundon me tre vargje palash verefi, si dhe në drejtim të pencave ka një të çarë deri në kofshë.