Ja pse mungoi Jennifer Lopez në Met Gala këtë vit

Updated: May 4


Jennifer Lopez dhe unaza e saj me diamant smerald 8.5 karat, nuk u dukën askund këtë të hënë në tapetin e kuq. Po pse? Sipas gojëdhënave amerikane, ajo bashkë me Ben Affleck janë parë duke kërkuar për shtëpi në Bel Air, California.


Vjet Jennifer parakaloi tapetin e kuq të Met Gala me veshjen Western Cowboy, fustanin e kaftë me ‘V’ të theksuar me detaje puplash. Asaj i pëlqejnë pafund fustanet me çarje anësore, sa edhe këtë herë zgjodhi të njëjtin dizajn (kujtojmë fustanin argjendi me paruken me rruaza).

Epo, tani e ka mendjen tek fejesa, martesa dhe gjetja e shtëpisë së re. Kështu që aktiviteteve të artit i ka bërë dalje me lezet.Do pranoja se i mungoi sivjet tapetit të kuq.

466 views0 comments

Recent Posts

See All