Ja pse mendoj se veshjet e Big Brother Vip, duken si të huazuara nga telenovelat turke


Galeri e marrë nga një telenovelë turke

Nuk e kisha në mend të merrja kohë për të shkruajtur ende për veshjet e konkurenteve të BBV. Gjithsesi vazhdojmë të shohim të njëjtat gjëra, veshje, histori, diskutime, ngjarje. Dje përshembull, kur pash veshjet blu me xixa, mu duk tamam si seri telenovele turke. Nuk i di titujt me saktësi, por veshjet jua njoh mirë, se na janë ngulitur nga reklamat në televizionet tona.

Foto e tre konkurenteve të BBV

Galeri e marrë nga një telenovelë turke

Nuk ndodh zakonisht, që në vende me qasje perëndimore (dikur pasaporta shqiptare ishte në shqip dhe frengjisht), të frymëzohemi më shumë nga kultura lindore.

Veshjet e ekraneve sa bëhen gjithnjë e më të ngarkuara, shtohet doza e xixave dhe teminave. Make-up-i duket si patinaturë, që mbulon çdo pore të lëkurës. Ndërkohë që grimi duhet të theksojë tiparet, pa u dukur si shtresë më vete.

Kolazh nga telenovelë turke

Fustanet blu saks janë në nuanca aq të theksuara, sa po t’i shtosh edhe xixa kalojnë “over the top” (dhe jo në kuptimin e mirë të fjalës). Si të mos mungonte kjo, edhe flokët janë ngrirë e llakosur mirë e mirë. Grimi pastaj është aq i dukshëm, me qerpikë falso dhe highlighter nga Huda Beauty. Jam e sigurt, që aty në gjithë atë Turqi të madhe, ka shumë zonjusha me stil, të këndshme e të mënçura. Por ne zgjedhim të frymëzohemi nga veshjet më dominante të mundshme.

Kolazh marrë nga telenovelë turke

Megjithatë ndoshta na shkon më tepër moda e orientuar nga lindja, si në karakter, ashtu dhe me tiparet, se sa ajo franceze e britanike.

Gatimet i kemi të frymëzuara nga Turqia, zakonet po ashtu, gjuhën turke e qajmë, tani edhe modën.

772 views0 comments

Recent Posts

See All