• Stela

Ja kush u vesh më me stil këtë javë

Nuk e di nëse më ka ndodhur vetëm mua, por këtë javë llogaria ime në Instagram është më e qetë se sa duhet. Përveç fustanit (MSGM) të Jonida Maliqit nuk kam parë veshje statement.

Doja të zgjidhja një look sot, që mund të vishet në punë ose shkollë (universitet). Në këtë rast na vijnë në ndihmë fotot nga javët e modës.



Kam zgjedhur një nga veshjet që e kemi parë gjatë javës së modës në Milano. Bëhet fjalë për këtë kombinimin me nuancat e bojëqiellit.

Bëhet fjalë për këtë kombinimin me nuancat e bojëqiellit. Bojëqielli ose bluja pudër, është një nga tonalitetet më tekanjoze për t’u kombinuar. Ndaj dhe stilistët rekomandojnë që nuancat e blusë t’i kombinosh me njëra-tjetrën. Ndërsa aksesorët mund të jenë nga nuancat e tokës.


Është fiks koha kur mund të veshim një fund saten me çizme lëkure. Ngjyra bojëqiell i shkon bjondeve dhe vajzave me tipare lajthi. Por brunet mund të zgjedhin një kombinim me ngjyrat e tokës, si jeshile ulliri, karamel, çokollatë, lajthi ose mjaltë.



Mund ta kombinoni fundin edhe me një triko të leshtë ose kashmir.


210 views0 comments

Recent Posts

See All