• Stela

Gabimet që bëjmë kur vishemi dhe si t’i rregullojmë



Më ka ndodhur shpesh të takoj njerëz a bashkëpunëtorë, që instiktivisht kam dashur t’ju rregulloj jakën, kravatën, ose këmishën. Ose e kam vënë re që diçka mungon në look-un total. Ja pse vendosa që sot të shkruaja për këto gabimet që bëjmë kur zgjedhim se ç’të veshim.





1- Këmishat e bardha duhet të jenë të hekurosura për mrekulli

E di që shumica do thonë “unë e qaj hekurosjen! Me ka trajnuar ky dhe ai”. Më ler të të them, që po qe se mendon kështu, nuk i paske mirë punët me hekurosjen. A ke hekur të mirë me depozitë uji? Nëse jo, gjej një të mirë që ta kesh për kohë të gjatë. Dhe do e shohësh diferencën. Jaka hekuroset pa vijë, dhe manshetat gjithashtu. Mbi tegelat anësor duhet partetër të përdorësh avull dhe durim.

*Këmishat nuk hekurosen me vija, asnjëherë.

Ps. Përveç të tjerave, hekurosi dhe xhinset.