Ja cila është ngjyra trend për eventet e gushtit



Para se të shkruaj për ngjyrën “must” të muajit gusht, a mund ta pranojmë që ky koleksioni i ri i Oscar De La Renta është ndër më të bukurit? Nëse deri sezonin e kaluar të gjithë favorizonim shtëpi mode si: Bottega Veneta, Gucci, Balmain dhe Dior, këtë sezon koleksionet e Alex Perry, David Koma, Taller Marmo, Solace, Valentino, Khaite dhe Tom Ford, janë ata që po marrin vëmendjen e të gjithëve. Sidomos dy të parët kanë sjellë disa krijime krejt të veçanta, sa i përket prerjes dhe kombinimit të ngjyrave.



Të gjitha/ë të apasionuarit pas blusë cerulean dhe turquoise, le të mbajnë shënim, sepse pash shumë sezonesh mungesë, rikthehet tonaliteti më i bukur i blusë (dhe më i vështiri për t’u kombinuar).


Shkon me lëkurat e nxira dhe me tiparet e theksuara mesdhetare (nuk do doja të shihja një bjonde me këtë nuancë). Megjithatë, edhe nëse nuk do visheshe me blu cerulean ose turquoise nga koka deri tek këmbët, mund të mbash një aksesor në këtë tonalitet. Të këshilloj gjithashtu, që për ta kombinuar siç duhet, apliko më parë në lëkurë një “self tanner” ose nxirës artificial. Mund të shkosh në një nga sallaonet (Velur Spa) në Tiranë, i cili ka patur sukses me aplikimin e self tanning në mënyrë të njëtrajtshme dhe afatgjatë (e them nga eksperienca). Mund të flas shumë gjatë për ketë pikë, sepse kam provuar dhe aplikimin profesional si dhe atë amator.


Le t’i kthehemi ngjyrës blu, nuk ka asnjë dyshim, që kjo do kombinohet bukur me kontraste me jeshilen, rozën e ndezur, camel ose të zezën bazike. Varet nga ty se sa do të eksperimentosh. Fustanet e mëposhtme mund t’i veshësh nëpër evente, mbrëmje, festa etj.


Cilin do zgjedhësh?