Ja çfarë do thoshte im bir për (zh)veshjen e Xhensila Myrtezajt




E pash këtë foto, jo më larg se sa sot. Pak minuta më parë teksa vija tim bir në gjumë. E pash dhe e fsheha telefonin instiktivisht, sikur djali im 4 muajsh (sot) të ishte duke e parë me mua. E fsheha dhe u skuqa. Doja t’ia shpjegoja se kjo zonja e bukur, është mami i një vajze të bukur. Por e di që do më thoshte, pa mbaruar unë fjalimin, po kjo teta pse e ka të grisur fustanin?


Unë, për t’ju shmangur përgjigjes dhe për të bërë sikur nuk dëgjova gjë, do flisja për veshjen në tërësi. Xhaketa e kostumit, ka prerje krejt novatore dhe më pëlqen shumë. Edhe ngjyra ia vë në pah tiparet e bukura. Ama e çara anash, nuk i dihet ku e ka fillimin. Duket gati gati si fustan i porositur online, por ke ngatërruar masën.


Koncepti i kësaj veshjeje është për “day wear” (veshje e përditshme), ose mbrëmje, pra ta veshësh në punë, festa (mund të ketë edhe fëmijë), mbrëmje, darka, ose fundjava. Me çizmet e lëkurës, bëhet për paradite. Ketu në Shtetet e Bashkuara, nëse kjo veshje do ishte pjesë e ndonjë filmi do klasifikohej “Rated R”.


Fjalë për fjalë do të thotë : Rated R

Restricted: R - Under 17 requires accompanying parent or adult guardian. Contains some adult material. Parents are urged to learn more about the film before taking their young children with them.


E kufizuar: R - Nën 17 vjeç kërkon prindin shoqërues ose kujdestarin e rritur. Përmban disa materiale për të rritur. Prindërve u kërkohet të mësojnë më shumë rreth filmit përpara se të marrin fëmijët e tyre të vegjël me vete.

Me shumë mundësi, Elliot nuk do ta shohë ndonjëherë këtë postimin, por siç u tha tek filmi “Përrallë nga e kaluara”, “Unë nuk e thash për ty! E kam për ata, Maliqërit e tjerë.”