Grida Duma është veshur dje tamam siç do ta stiloja unë
Sapo pash Gridën me xhaketën dhe jelekun e bardhë, hapa instiktivisht artikullin, që shkruajta për të disa javë më parë (Si do ta stiloja unë Grida Dumën për 7 ditët e javës). Doja të isha e sigurt nëse i kisha sugjeruar një veshje të tillë apo jo. Dukej shumë bukur!

Kombinimi i xhaketës me jelekun e bardhë është nga ato veshje që nuk mungon nëpër grdërobat parizjene. Tek një nga videot e fundit të Parisian Vibe, editorja e modës që intervistohet, ka veshur pikërisht një kombinim të tillë. Jeleku ka origjinë nga kostumet mashkullore, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të vishet nga zonja e zonjusha, si me xhinse, pantallona, funde dhe fustane. Mjafton të jetë i qepur mirë!

Jeleku i bardhë mund të kombinohet edhe me xhaketë të zezë ose bezhë. Grida e ka kombinuar me xhaketë në të njëjtën ngjyrë dhe copë, ndërsa fundi është në nuancë camel (bezhë). Është veshur fiks siç do ta stiloja unë!