Gardërobën e shtatëzanisë mund ta vesh në çdo kohë. Ja detajet

Kam shkruar, që herët për veshjet e duhura gjatë shtatëzanisë. Por kur nuk e ke provuar vetë, ke pak për të thënë. Disa veshje, që kam dashur t’i provoj gjatë pritjes së ëmbël, nuk i vesha dot, sepse në Houston është mot i ngrohtë thuajse gjithë vitin. Përshembull një fustan i leshtë i kuq më ngeli pa veshur. Edhe një kadife. Megjithatë çdo gjë që kam përdorur, mund ta vesh sërisht edhe tani. Me pak ngushtim ndoshta vetëm tek pantallonat.
1- Pardesynë bezhë

Kjo është nga London Fog dhe e kam blerë para shtatëzanisë. Më pëlqejnë pardesytë oversize në çdo kohë.

2- Kostum gri

Një tjetër element i gardërobës kapsulë, por në rastin tim pantallonat janë bërë me porosi. Nuk i kam mbajtur asnjëherë pantallonat ose xhinset tipike të shtatëzanisë me qemerin llastiku (të shëmtuar). Preferova të modifikoj një palë standarte, me qemer normal dhe xhepa (jo falso).
3- Kostum me ngjyrë (jeshile, lejla, magenta) sipas dëshirës


Unë zgjodha jeshilen, meqë ishim tek trendi dhe ashtu na e donte zakoni. Pantallonat sërish janë ato që veshim zakonisht, me pak ndryshim tek qemeri.
4- Golf dhe fund chiffon

Nuk kam foto të plotë (fatkeqësisht), por është një nga ato veshje që do e përdor gjithë vitin.
5- Fustan i trikotuar


Të gjitha veshjet mëposhtë i kam veshur që nga fillimi e deri në fund të pritjes së ëmbël. Me përjashtim të dy tre fustaneve të ngushtë. Nuk i kam kursyer as aksesorët dhe as takat (tani s’ka më shanse t’i vesh). Asnjë nga veshjet që kam postuar, nuk është blerë në seksionin “maternity” të dyqaneve online apo fizik.



