• Stela

Fustanet e Krishtlindjes këtë vit, duhet të plotësojnë dy kushte


I festojmë ose jo, të gjithë vishen mirë për festat e fundvitit, por Krishtlindjen e veçojmë pak. Këtu në Shtetet e Bashkuara, nuk festohet nata e ndërrimit të viteve, nuk ka kuptim për ta.

Dy veshjet që preferohen janë trikot e ‘shëmtuara’ ose fustane të kuqe (në të gjitha nuancat, që nga vishnje, korale, Valentino ose verë). Këtë sezon fustani duhet të plotësojë dy kushte: të ketë tejdukshmëri ( dantellë ose tyl) dhe të ketë dekolte në kurriz.



Këta të dy janë të preferuarit e mi, të cilët i kam krijuar vite më parë, por i kam pjesë të gardërobës kapsulë. I marr kudo me vete!

Jo vetëm këta, por ka disa dizajne që i rikthehem sa herë jam në mëdyshje se ç’të vesh.

As këtë sezon nuk i ndahemi copës velvet. Stilistët kanë krijuar plot dizajne me të, me pala, flutura dhe volum tek mëngët.

Nëse nën toni i lëkurës tënde është jeshile ulliri, do të rekomandoja të provoje të kuqen e Valentinos. Nëse ke tone të ngrohta, provo nuancat vishnje. Ata, që si unë kanë lëkurë neutrale, mund të zgjedhin nga çdo lloj tonaliteti.

Edhe nëse nuk do vishesh me të kuqe nga koka tek këmbët, mund të zgjedhësh detaje të kuqe. Si përshembull fjongo velvet, këpucë, shall, turban, papjon, foulard etj. Mos u limito në detaje dhe ‘glamour’, në fund të fundit, për se janë festat?




248 views0 comments