• Stela

Fustane dizenjuar në 1950-tën, që i veshim ende sot


Për të gjitha fustanet me prerje të bukur në bel, pala dhe tutu, duhet t’i jemi falenderues viteve të lavdishme ‘50-’60. Ishte koha e Dior, Balenciaga, Schiaparelli, Charles James etj.

Ishte dhe koha e fjongove, që sot i vëmë kudo. Në jaka, mëngë, sup, mes etj.

Kapelet ishin pjesë e pandarë e veshjes. Sot jo dhe aq. Preferojmë vetëm ato prej kashte ose të leshtat.


Palat e korentit krijoheshin në mënyrë artizanale, me karton dhe presë. Askush duk e di tamam sa orë pune duheshin, por rezultati ishte novator për kohën.


Revistat reklamonin modele pa forma të ekzagjeruara. Shumica kishin forma trupi “I”, lineare por me bel të theksuar.


Detaje i kushtoheshin dhe syrit të kopsës. Shpesh herë vendoseshin në pjesën e kurrizit. Këtë fustan do e kisha veshur edhe sot kështu siç është.

Palat dhe frutat ishin pjesë e pandarë e gardërobës, të cilat i kemi edhe sot. Madje fustanet e festave, bëhen enkas me pala për t’i shtuar feminilitet dhe për të vënë në pah belin.

Kishin shumë pak mjete, pak ose aspak makineri sepse puna bëhej me dorë. Copat ishin natyrale, akoma nuk ishin krijuar përzierjet me plastikë. Matjet dhe provat bëheshin direkt në modele, sepse krijoheshin enkas për një formë trupi.

I dua shumë vitet ‘50!



122 views0 comments