• Stela

Fotot më të bukura nga java e modës në Paris


Unë, t'ju them të drejtën, mezi i prita fotot në revistat Elle the Vogue nga java e modës në Paris. Është, si të thuash, “crème de la crème”. Ka shumë dizajner të rinj vërdallë, por dhe bloger e influencues me emër. Secili shpalos krijimtarinë e tij duke marrë elementë nga trendi i sezonit dhe duke e përshtatur sipas dëshirës.


Nuk kursehen as tek aksesorët dhe as tek ngjyrat, ndaj është qejf t’i shohësh. Të frymëzojnë që të jesh krijues dhe guxues. Më lart dhe më poshtë kam përzgjedhur disa nga fotot më të mira, marrë nga revista “Elle”.