• Stela

E vërteta pas kremrave të shtrenjtë. A bëjnë vërtetë atë që thonë?


Këtë shkrim e kam bërë, që ta lexoj vetë fillimisht, sa herë më shkrepet për të shpenzuar çdo qindarkë me kremëra të shtrenjtë. Pastaj për ju, që si unë, keni idenë se një krem La Mer do na heqë 5 vite nga fytyra menjëherë.


Po qe se ndjek blogere në Youtube, me siguri të ka shkuar në mend të shpenzosh shuma të konsiderueshme për produkte bukurie. Megjithatë pas çdo produkti të famshëm e të shtrenjtë, fshihen plot kosto që nuk kanë lidhje me cilësinë.




Byrdie i ka dedikuar një shkrim të tërë këtij fakti, çfarë blejmë realisht kur blejmë një krem të shtrenjtë? Pas çdo çmimi të kripur, fshihet kosto e marketingut, paga e punonjësve dhe kostot operacionale, sasia dhe përqëndrimi i ingredientëve.


Kur pyeta Lindën, një 70 e ca vjeçare nga Ohio me lëkurë fantastike, më tha se ka vite që përdor vetëm Olay. Business Wire shkruan se Olay Regenerist Micro-Sculpting Cream, me kosto prej 25 dollarësh më efektiv edhe se një krem 440 dollarësh.

E habitur nga ajo që dëgjova, vendosa ta kërkoj vetë përgjigjen nga dermatologe në moshë. Sipas tyre nuk qenka i rëndësishëm kremi (patjetër edhe ai luan një farë roli), por rutina e përditshme. Në mëngjes dhe darkë është e rëndësishme të heqësh makeup-in (kur vendos), si dhe t’i kushtosh rëndësi të veçantë eksfoliation. Sipas dermatologes së Net-a Porter, nëse para se të aplikosh kremin dhe serumin, nuk e ke pastruar lëkurën mirë nga qelizat e vdekura, asnjë hap i mëtejshëm nuk ka rëndësi. Nuk ka rëndësi marka, por komponentën që e përbëjnë.


Nëse sheh me kujdes përbërësit e kremit ose serumit, ata që vendosen në fillim të listës, kanë përqëndrimin më të madh në produkt. Pra nëse do që kremi yt të ketë sasi të mirë Retinol-i, duhet të jetë në diku nga fillimi i listës.


Uji dhe hidratimi i brendshëm ishte faktori i dytë i nevojshëm për të patur lëkurë të mirë e të hidratuar. 6 shishe të vogla ose 8 gota ujë në ditë nuk duhet të anashkalohen.



Cilësia dhe sasia e gjumit ishte faktori i tretë. Nuk është e thënë të flesh mbi pupla, por të flesh në orar të caktuar dhe të bësh 8 orë gjumë çdo natë.


Alkoli, sheqeri dhe produktet e bulmetit nuk ndihmojnë shumë pozitivisht tek lëkura. Ndaj, nëse sasia e tyre ulet ose eleminohet fare, aq më mirë do jetë për lëkurën.


Edhe hormonet luajnë një rol të madh në cilësinë e lëkurës, por komentin për këtë pjesë duhet ta bëjë një mjek i specializuar.



Referencat:


https://skinhealthalliance.org/news/olay-body-debuts-a-dermatologist-designed-collection/


https://thedermreview.com/best-skin-care-products/?gclid=CjwKCAiAtdGNBhAmEiwAWxGcUjfo5mWzusOxlhcgHMgGN88qSPuYCAeMch-3qbQujf777LYMrsZNjhoC2pkQAvD_BwE


https://www.businesswire.com/news/home/20170413005719/en/Good-Housekeeping-Institute-Study-Proves-Olay-Outperforms-10-Top-Prestige-Creams


https://www.juvly.com/learning-center/uncategorized/what-does-a-youthful-face-look-like/


https://www.byrdie.com/difference-between-expensive-and-affordable-skincare-4800708



483 views0 comments