E dashur Anxhela! Ajo hapje e këmishës, nuk është sensuale aspak



Po e filloj edhe unë artikullin si Jovan Bregu, “I dashur shoku Perikli. Po ju shkruan një mik, që ta do të mirën…”. Tek emisioni shumë i ndjekur nga mosha të ndryshme përfshi edhe fëmijë, Rudina, Anxhela Peristeri shfaqet e veshur me një këmishë të bardhë oversize. E ka kombinuar me pantallona me bel të lartë dhe këpucë me takë. Deri këtu jemi mirë, madje edhe po ta kishte veshur me atlete, do dukej po njësoj bukur.


Ama këmishën nuk e ka kopsitur deri në fund (me dashje apo pa dashje, s’di t’jua them). Teksa ka lënë zbërthyer kopsat e vogla e të bardha, vëmendja e të gjithëve ka ndaluar tek sytjenat e zeza. Zakonisht, këmishat e bardha i veshim me sytjena nude, të bardha, me bust ose vajzat franceze nuk i veshin me sytjena fare. (Mirë që nuk është frymëzuar nga Franca edhe Anxhela).


Ajo shkopsitje, e dashur Anxhela, nuk është as sensuale e as estetike për t’u veshur në një emision pasditeje! Ndoshta për në club, ose në një darkë të vonë fare, por edhe atëherë të sugjeroj ta veshësh këmishën me një bust dantelle.






1,084 views0 comments

Recent Posts

See All