• Stela

Dy fjalë për sfilatën e Gucci-t



Të martën në mbrëmje, Gucci boshatisi bulevardin “Walk of Fame” në Los Angeles nga turistët, shitësit ambulantë, dëshmitarët e Jehovait dhe performuesit e rrugës. Ata u zëvendësuan nga modelë, artistë dhe personazhe nga bota e modës, të cilët parakaluan në bulevardin e mbushur me yje, veshur me koleksionin e ri pranverë 2022. 100 veshje Gucci dhe 12 vipa e modelë si Jared Leto, Macaulay Culkin, St. Vincent dhe Miranda July,

parakaluan në paradën “E dashurisë”.



Ai që tërhoqi vëmendjen kryesore ishte Macaulay Culkin, ose Kevin tek “i vetëm në shtëpi”, i cili i kishte munguar syrit të publikut prej kohësh. Dhe nuk është aspak keq edhe si model!





“Mu duk vetja si në një set xhirimi”, tha Tracee Ellis Ross, e cila përjetoi magjinë Gucci nga rreshti i parë. Skenari dhe veshjet u përshtatën aq mirë me ambjentin jashtë kinemasë, me mbishkrimin “Gucci love parade”. Vetë krijuesi, Alessandro Michele ka një shqisë të shtatë për kinemanë dhe veshjet teatrale.



Veshjet e koleksionit të ri janë punuar me organzë, pupla, dantellë, pambuk, latex, lino etj. Tema ishte kinemaja e vieve '30-'70, e cila mbahet mend për sensualitetin, kimontë me qëndisje, kostumet velvet dhe aksesorët me gurë të kokës.


44 views0 comments

Recent Posts

See All