top of page

Drejtuar Chiara-s, me gjithë dashurinë dhe respektin

  • Writer: Stela
    Stela
  • Feb 10, 2023
  • 3 min read


Kam disa ditë që mendohen se ç'të shkruaj për Chiara Ferragnin. Ka ditë që dua ta përqafoj për guximin e një nëne me dy fëmijë, që nuk i vjen turp nga format e saj. Ka ditë që dua ta kritioj për fustanin nga Dior, që nuk i lë asgjë imagjinatës.


Që sa doli në skenë, nuk ishte e vështirë të kuptohej kauza, që po promovonte me veshjen. Gratë e Hollivudit janë impenjuar që herët për t'i thyer tabutë me veshjet ( ose zhveshjet e tyre) përgjatë viteve. Sipas Insider, "The nude dress" (fustani lakuriq), ka filluar që në kohën e Marilyn Monroe kur këndoi "Happy Birthday mr. President" në 1962-shin.



Marilyn porositi dizajerin t'ia bënin aq të ngushtë fustanin, aq sa të dukej si lëkurë e dytë. Nuk e veshi që t'i thoshte dy gjëra vetes së saj 9 vjeçare, e veshi të ngelej në histori e të na bënte të gjithëve xhelozë për të.



Në 1964 Caroll Baker veshi një krijim të Balmain, topless, për premierën e filmit të saj "The Carpetbaggers" në Londër. Dy meshkuj u perplasën me patrullën e policisë sepse donin ta shihnin nga afër aktoren.



Cher gjithashtu u zhvesh nga të gjitha dhe u vesh si belly dancer moderne në 1988-tën, kur mori çmimin Academy Award për filmin e saj "Moonstruck".


Deri më sot numërohen plot gra e vajza, të cilat e kanë provuar nga një herë fustanin e "zhveshur". Të gjitha e kanë veshur për të na bërë xheloze për linjat e kuruara dhe format për t'iua pasur zili. Mjafton t'iu kujtoj Rihannën, Bella Hadid, Kim Kardashian, Jennifer Lopez etj.



Disa ditë më parë, në platformën italiane u ngjit Chiara Ferragni, mami i dy fëmijëve (Leo dhe Vittoria) dhe gruaja e Fedez. U ngjit në platformën Amadeus me fustanin "nude" nga Maria Grazia e Dior. U ngjit me hap te sigurt drejt kamerës kryesore. U ngjit që të tregonte pse pikërisht tani, para miliona njerëzve që e ndiqnin, kishte vendosur të zhvishej edhe ajo.



Vetes së saj fëmijë i tha të ishte ashtu siç ia donte qejfi. E ta pranonte veten me të mirat e të këqijat, ia tha nudo këtë, që ta ilustronte me vepra atë që thoshte me fjalë. Ia tha Vittorias, edhe pse ajo është ende e vogël për të kuptuar se ç'bëhet, ia tha edhe vajzave që e ndiqnin, por me siguri ato nuk i la mamaja ta ndiqnin fjalimin.


Shumica e njekësve i thanë bravo, bravo për guximin, bravo që zgjodhe Dior, bravo që nuk u ndikove nga ata që të thanë "Si një narcisiste patologjike, je e tmerruar se mos të zbulojnë, ndaj vesh një fustan ku tregon gjoksin e varur për të fituar simpatinë e atyre që thonë "Ah sa keq!"".


Nuk u stepe as nga ato që shkruajtën se dëgjon vetëm zërat e atyre që të thonë "sa e bukur je". Që i ke ose familjarë ose të afërm. Nuk e dëgjove as atë gazetaren Lucarelli që tha se t'i nuk po ngushëlloje veten në vogëli, por gruan fitimtare që i thotë vetes "je më e mira".


E bëre pikërisht pra për të gjitha vajzat e gratë që kanë frikë të dalin nudo në publik. I dhe zemër që edhe po qe se janë jashtë forme edhe s'duken mirë, kanë shans që t'i duartrokasin të gjithë, sepse kush do t'i kundërvihet një vajze të brishtë? Sot kur Amerika po promovon Ashley Graham si modelen shembull?


Bravo Chiara, unë do t'ia lexoj vajzës time këtë mesazh (kur të vijë koha), por do t'ia lexoj veshur me kostum e me kravatë. Ose do t'ia them para gjumit, që të flerë e të ëndërrojë për trimërinë e një gruaje nga Italia, që e lexoi fjalimin e saj në një karton të printuar sepse nuk e mbante mend përmendësh. Ama, do t'i them dhe arritjen më të madhe të grave, kur i'u dha e drejta e votës, do t'i tregoj edhe për Amelia Earhart, Sacagawea, Marie Curie, Shote Galicën etj. personazhe të cilat ti ndoshta nuk i njeh sepse nuk dolën veshur me fustanin "nude", por ndryshuan botën me punë, me vlera e me zemrën e madhe.




 
 
 

Comments


1/5
  • Facebook
  • Instagram
  • LinkedIn

©2021 by stelasallaku.

bottom of page