Cilat janë tre trendet e dimrit 2021-2022 dhe si t’i kombinosh për punë

Sa herë kemi folur për trende, mendja na shkon tek veshjet ekstravagante, që shohim nëpër rrjete sociale ose sfilata (nëse i ndjekim).
Kuptimi i Trend: - Të vendosësh një tendencë, të bësh diçka novatore, që shumë njerëz e kopjojnë.

Poncho & Cape
Ne cape i themi pelerinës zakonisht, por nuk është tamam ajo. Ngjan më shumë me ponchon, por ka vend për duart. Christobal Balenciaga ka krijuar disa nga ‘cape’ më të bukura.
Këtë sezon Valentino ka sjellë disa opsione, madje sugjerimi se si t’i kombinosh anon nga klasikja bardhezi. Xhaketë e zezë me këmishë të bardhë dhe poncho lart.
Trikotuar
Gjithçka flitet këtë sezon është të dukesh seksi me të trikotuara. Dhe një nga firmat, që sipas mendimit tim, e ka realizuar më së miri, është Khaite. Mos zgjidh atë të zezën tradicionale, por provo të kaftat. Shkon me çdo tonalitet lëkure, si dhe me pardesy lart, mund ta veshesh edhe për në punë.

Lëkurë
Më në fund u rikthyem tek veshjet e lëkurës. Mund të ketë disa sezone që nuk bëhen më nga ato culottes, që në 2016-tën i shihnim gjithkund. Ka dy mënyra se si mund t’i kombinosh pantallonat lëkurë: - romantike (me këmisha tyli)
- casual (me golf, t-shirt, këmishë xhins).
Nëse je tipi i fustaneve, Gabriella Hearst ka sjellë disa dizajne me jakë dhe pala. Provoji me çizme për paradite, ose me stiletto në darkë.