Bleona, kam 9 sugjerime veshjesh për ty



E mbaj mend Bleonën që kur kam qenë fëmijë. Mami im thoshte se ka tipare shumë të bukura! Sy të kaftë, diku nga tonaliteti i çokollatës, flokë të errët e lëkurë neutrale. Ka pasur të njëjtin look si sot, të njëjtat vetulla të holla, të njëjtët qerpikë, të njëjtin model flokësh, të njëjtin grim. Madje preferon gjithnjë të njëjtin stil veshjesh, fustane të ngushtë e të shkurtër, sandale me platformë, sandale pa platformë, stiletto, çizme mbi gju etj. Me pak fjalë, Bleona nuk e ndjek modën. Nuk i pëlqejnë trendet dhe as oshilacionet e dizajneve. I qëndron besnike atij stilit të saj, frymëzuar diku nga Rumania, Bullgaria, Moldavia etj. Dhe mirë bën se i shkon.


Ka shumë kohë që dua t’i sugjeroj disa veshje, ndaj sot kam zgjedhur 9 opsione për evente të ndryshme. Bleona ka formë trupi orë rëre të alternuar me “I” (duhet ta mas që t’jua them të saktë).

1- Mbrëmje gala

Kam zgjedhur një nga punimet më të bukura të sezonit, i cili i reziston kohës dhe trendeve. Meqë Bleona është e gjatë dhe me krahë elegantë, mund ta përfaqësojë denjësisht dizajnin më lart.

2- Emisione

Këty e kam fjalën për kostumin e zi, kur do të bëjë pushim nga minifundet. Do e tregojë me shumë klas.


3- Evente mode