• Stela

Ja disa nga bizneset e vogla 'handmade', nga të cilat do blija pa asnjë mëdyshje


Kur vjen puna tek blerjet, gratë dhe vajzat mund të meritojnë çmim Nobel për punën kërkimore që bëjmë. Nuk lëmë gurë pa lëvizur, deri sa të gjejmë atë produktin e modës me ulje e me oferta. Unë, nuk e di për ju, mund të kem shpenzuar shuma të paimagjinueshme me produkte floku, kozmetike, veshje dhe këpucë, blerë nëpër butikë me emër.

Produkte të cilat mi ka shitur një shitëse gjithë hundë e buzë, të prodhuara kushedi se ku, nga ndonjë fëmijë a adoleshent indian, në kushte mizerabël.


Kam paguar dhe marrë produktin, e kam veshur dhe fotografuar me krenari, pa ditur historinë që fshihet pas qepjeve të ngurta të konturit.


Nëse tek veshjet e firmave me emër, do vendosej si tatuazh, itinerari që bën veshja për të ardhur tek konsumatori, foto nga kushtet e punës dhe grupmosha rrobaqepse, jam e sigurt që nuk do na dukej më aq tërheqëse.


Ndaj kam vendosur që për çdo veshje që blej, të bëj një kërkim paraprak se nga vjen. Ja pse do doja të blija nga vajza me ide, të talentuara dhe që kanë etikë biznesi.


Përshembull kur dua të blej byrzylykë a varse me gurë sipas ditëlindjes, shkoj tek Just Fjo Accessories. Më pëlqejnë kombinimet që bën Fjorza mes gurëve dhe pjesëve metalike, unazave dhe detajeve.

Më pëlqejnë shumë punimet e MiyukiMe, sidomos varëset me perla dhe punimet e imëta me gurë të vegjël.

Tek Inas_Creations do blija zbukurime për pemën e Krishtlindjes.

Kam parë disa punime të detajuara tek Handmade By Ilda (kliko foton), një mami me dy fëmijë, e cila nuk e ka harruar pasionin. Përkundrazi, përveç angazhimeve të tjera, ajo krijon dhe shet! Do blija pa asnjë mëdyshje.

Do blija pikturat e Entelës mbi shalle.

Do bëja dhurata me kompozime lulesh tek Dua Lule.

Jam e sigurt që ka shumë vajza të talentuara, që sapo kanë filluar biznesin. Do t'ju ftoja t'i mbështesnim të gjithë nga pak. Ku ka më mirë se sa të blesh produkt shqip?


647 views0 comments