A e di vërtetë cilës formë trupi i përket? Ja një udhëzues si të vishesh bazuar në format e tua


Katër janë format e trupit më kryesore, dardhë, mollë, orë rëre dhe “I” (ose banane). Shumica e mikeshave që kam punuar me to, e dinin të sigurt që i përkisnin formës orë rëre (ose 8). Epo, pa u matur, nuk ke nga ta dish. Merr një metër dhe cakto perimetrin e supeve, belit dhe vitheve. Rezultatet krahasoji me të dhënat më poshtë.

1- Dardhë

- Supe të ngushta

- Gjoks pak më i gjerë se supet

- Vithe të theksuara


Që të balancosh figurën, të duhen veshje me supe të theksuara e bel të konturuar. Eleminoji xhinset e ngushta dhe t-shirt apo këmisha mbas trupi. Evi Reçi i përket kësaj forme trupi.

2- Mollë