top of page

9 sugjerime veshjesh për Kiarën nga Audrey Hepburn

  • Writer: Stela
    Stela
  • Feb 27, 2023
  • 2 min read

Nuk e di për ju, po unë sa herë ndez televizorin, me del përpara Kiara Tito, shoh rrjetet sociale, prapë Kiara, hap lavatriçen edhe aty Kiara. Si për ironi, kur hap Netflix-in këto kohë më del dokumentari i dedikuar jetës dhe karrierës së Audrey Hepburn. Më shfaqet me një modesti si ato balerinat e kutive të muzikës, edhe pse jeta e saj s'ka qenë aspak ashtu. Fituesja e 26 çmimeve në total, 42 nominimeve si dhe një Oscar për filmin "Roman Holiday", ambasadorja e Unicef, e cila gjeneroi rreth 60 milionë dollarë për dy ditë për fëmijët etj. Fymëzimi i stilistëve, i shtëpive të modës, i kopertinave të revistave, si dhe mikeshë speciale e Hubert de Givenchy, Audrey, ka disa këshilla për Kiarën dhe (zh)veshjet e saj.



Sugjerimi i parë është për gjatësinë e fustaneve të Kiarës, sa mirë do ishte t'i alternonte paksa me fustane maksi ose midi. Edhe Audrey ka pasur një fustan në ngjashëm.



Nga koleksioni i francezes sqimatare, Isabel Marant, vjen ky sugjerim për përditshmëri. Aq i rehatshëm për paraditet në verandë, me një kafe në dorë.



Koleksioni i Valentinos ka qenë i mbushur me ngjyrat e rozës dhe pink, por ky duket tamam siç do ta zgjidhte Audrey për vete. Kaq minimalist, në të njëjtën kohë edhe i sofistikuar.



Tamam si princesha mbi bizele. Kiarës i shkon me tiparet mesdhetare, si dhe i vë në pah sytë.



Nuk kishte si të mungonte dhe fustani bust, por në këtë rast vjen në gjatësinë trend të sezonit. As maxi dhe as midi. Alla Victoria Beckham.



Ky fustani bardhezi i ka të gjitha. Elegant edhe i guximshëm, tundues, por dhe i përmbajtur. Me një grim natyral e vathë të bukur, do përshtatej me shumë evente.



Një tjetër bardhezi, sipas uniformave shkollore.



Kiara mund të eksperimentojë me jakat e bukura sepse ka tipare të rregullta.


E meqë jemi tek volumi, por me karar gjithnjë, ky është shumë interesant. Do shkonte shumë me gjysmë xhaketat.



Ndoshta Kiarës nuk do t'i hyjnë në sy sugjerimet e Audrey-t, dhe mirë bën në fund të fundit. Secili ka stilin e tij me të cilin përfqësohet në çdo vend ku është. Audrey njihej për aktrimin elegant, simpatinë, modestinë, natyralitetin, filantropinë dhe baletin, ndërsa Kiara njihet për guxim, vendosmëri, bukuri, hijeshi etj.

 
 
 

Comments


1/5
  • Facebook
  • Instagram
  • LinkedIn

©2021 by stelasallaku.

bottom of page