9 sugjerime veshjesh dhe një flokësh për Bora Zemanin


Bora Zemani është brune, me tipare më të errëta se Arbana Osmani. Flokët i mban në një nuancë (pa fije apo hijezime), megjithatë mendoj se gjatësia që ka tani, nuk ia nxjerr në pah bukurinë. Nëse do më pyeste mua, do t’i këshilloja t’i priste si Linda Evangelista, për dy arsye.

Supermodelja Linda Evangelista

Kanë thuajse të njëjtën formë fytyre dhe tipare dominante të errëta. Veçse, Bora! Në rast se do i presësh kështu flokët, duhet ta marrësh pak më easy grimin. Se po e rëndove dorën, dukesh si ato gratë ruse që jetojnë me 6 mace në shtëpi.



Tani disa sugjerime për veshjet, po i drejtohem me “Ti” për thjeshtësi komunikimi.

Për një paradite pune, kur e ke ditën me takime, të sugjeroj xhaketë oversize lëkurë, kombinuar me pantallona dhe këmishë mashkullore. Taka patjetër, se e di që nuk do ecësh në këmbë.