9 sugjerime për Fifin


Për të shkruajtur për Filloreta Raçin (Fifin), mund të më kenë ardhur më shumë mesazhe se sa për çdokënd tjetër. Madje, më kanë ardhur më shumë mesazhe për Fifin, se sa urime për Vitin e Ri (haha).


Fatkeqësisht nuk kam punuar me Fifin sa isha në Shqipëri, por ka gjithmonë një herë të parë. Nga fotot duket, që këngëtarja ka tipare brune të theksuar, flokë kafe të errët dhe sy e vetulla po ashtu të theksuara (me kodin #171311). Nëntoni i lëkurës duket ngjyrë ulliri (aq sa lejon të shohësh instagrami dhe filtrat). Ka formë trupi dardhe, me supe të ngushta dhe vithe e kofshë të gjera (sërish aq sa mund të dallosh nga fotot).


Për të gjetur formën e saktë të trupit, ka vetëm një mënyrë: me metër, laps e letër. Për më tepër lexo artikullin : A e di vërtetë cilës formë trupi i përket? Ja një udhëzues si të vishesh bazuar në format e tua.

Është rradha e Fifit sot për t’i sugjeruar veshje për evente, përditshmëri, zyrë, takime ose gala. 1- Veshje për evente



Mendoj, që në gardërobën e Fifit mungojnë fustanet oversize. Madje madje, mungojnë fustanet për konstruktin e saj dardhë. Duke qenë se supet janë më të ngushta se sa vithet, çdo detaj oversize duhet të përqëndrohet pikërisht tek supet. Ky fustani është i shkurtër, unë do t’ia rekomandoja edhe pak më të gjatë.

2- Aperitivo me mikeshat



Këtë fustanin nga Christopher Joggers mund ta veshë kudo. Mendoj që ky do bëhej miku i ngushtë i konstruktit të këngëtares, duke i vënë në pah qafën, kyçet, kaviljet dhe fytyrën. Është i përshtatshëm për çdo formë trupi. Edhe unë kam një të tillë.

3- Gala


Ky është dashuri me shikim të parë. Nëse Fifi do e bënte me porosi, do i rrinte perfekt! Gjatësia i mbulon pjesën e kofshëve, si dhe nuanca e zezë i jep siluetës tjetër sharm.

4- Kafe me miqtë



Pardesyja e lëkurës me supe të theksuara, nuk duhet të mungojë në gardërobën e artistes.


5- Darkë romantike



E di që do t’ju duket paksa e çuditshme të shkosh në darkë romantike me fustan mente. Por do t’i vërë në pah tiparet dhe gjithashtu thekson tonalitetin e lëkurës.

gif

6- Brunch-i i së dielës



Cecilie Bahnsen me dizajnet e saj oversize, por në të njëjtën kohë femërore, do ishte sugjerimi im për gardërobën kapsulë të Fifit. Dhe jo vetëm.


7- Paradite casual



E çara tek fustani i trikotuar do i zgjasë siluetën. Ka një balancë shumë të bukur ky fustan!

8- Asimetri për të shtunat



Do i jepte theks supeve dhe heq vëmendjen nga pjesa e kofshëve. Mendoj që edhe me taka, por dhe atlete, ky fustan të nxjerr nga situata.


9- Takime pune

Nuk kishte se si të mungonte kostumi me tre pjesë.

1,141 views0 comments

Recent Posts

See All