9 sugjerime veshjesh për Arbana Osmanin


Arbana ka tipare në nuancat e së kaftës për në grurë. Saktësht tonalitetet e flokëve janë: Pantone #50413a me fije diku tek #a1887C. Nuk e di nëse mban lente, por sytë i duken në nuancat e errët të çokollatës, me numër #211a17. Lëkurën duhet ta ketë me nëntone neutrale (që anon nga të ngrohtat). Në disa raste nuanca e lëkurës së dorës, ndryshon nga fytyra (megjithse mund të jetë efekt i fotots). Po i futem kaq në detaj nuancave sepse jo të gjitha të kaftat janë njësoj dhe për t’i sugjeriuar dikujt një veshje, duhet të njihesh me detajet.


Sëfundmi e kam parë Arbanën kaq shpesh në ekran dhe e kuptoj impenjimin për të gjetur çdo herë veshje të ndryshme. Sot dua t’i sugjeroj 9 veshje, për përditshmëri ose për evente, të cilat mendoj se do t’i rrinë mirë. Si dorashkë e qepur fiks, thonë amerikanët.


Sugjerimi i parë është për brunch, paradite me mikeshat ose dhe darkë e herët rreth orës 6. Është komplet i trikotuar, bazë e zezë, me detaje ngjyrash në pjesën fundore.

Sërish për fundjavë ose për punë, ja ku janë xhinset më të preferuarat e sezonit. Kanë një prerje banane, me shtrat të lartë. Harmonizohen mirë me xhaketat blu ose të kuqe. Për “pop of color” do e rekomandoja t’i vishte me golf magenta.

Meqë fustanet e shkurtra i ka të preferuara, do t’i rekomandoja një “little black dress” asimetrik. Shoqëruar me sandale blu cerulean.

Ose një ”little pink dress” nga Balmain.

Nga seksioni i lëkurave, mendoj që një fund i shkurtër do t’i rrinte për mrekulli, kombinuar me një bluzë asimetrike kadife velvet.

Për mbrëmjet Gala, një organzë mëndafshi e qëndisur do i nxirrte në pah sytë. Sidomos në një nga tonalitetet blu.

Për t’u kthyer pak në kohë tek krijimet e pagabueshme të Gianni Versace, dua ta shoh në një event me një të tillë edhe Arbanën. Ka prerjen më të bukur të bustit dhe dekoltesë. Lidhjet përpara e bëjnë të duket më e gjatë.

Pak Victoria Beckham për darkat me miqtë. Të bën të dalësh pak nga zona e komfortit me hapjen e dekoltesë. Kombinohet me pantallona ose fund lëkurë, por dhe casual me xhinse.

Një jumpsuit i zi, do i rrinte për mrekulli me sandale perspex ose të bardha. Nëse ke një të tillë në dollap, ke gjithmonë një plan rezervë kur ke vetëm 10 minuta kohë për t’u bërë gati.

1,825 views0 comments

Recent Posts

See All