8 javët intensive me “Në formë me Aulonën” mbaruan. Ja rezultati im

E kam shijuar pafund workout-in me Aulonën këto 8 javë. M'u duk sikur po stërvitesha me një shoqe çdo ditë. Përveç rezultatit, që s'mund të them se s'më pëlqeu, i gjithë procesi ishte për t'u duartrokitur. Bravo Aulonës dhe stafit për ushtrimet e dedikuara si dhe menunë ditore të dietës ushqimore.


Majtas është fotoja e bërë dy muaj më parë. Djathtas është bërë dje.

Nuk e kam respektuar dietën ushqimore, t'ju them të drejtën, por stërvitjen e kam bërë me përpikmëri sipas planit. Ky lart është rezultati im.


Fotoja nuk e tregon fatkeqsisht se sa mirë ndjehem. Jam 6 muaj pas lindjes dhe kam ardhur në përmasat para lindjes.



Ushtrimet që kishte zgjedhur Aulona tek programi i dobësimit ishin të larmishme. Kishte kardio, krahë, bark, kofshë, vithe dhe kurriz. Çdo centimetër trupi targetohej me një ushtrim të caktuar. Dhe nuk ka nevojë për mjete të sofistikuara, mjaftojnë 2 pesha, llastik dhe ja! I alternon sipas ushtrimit.



Ka dy ditë stërvitje, një ditë pushim pastaj. Edhe përsëriten. Ka paketa të ndryshme, tonifikim, muskul, dobësim etj. Linku ku mund t'i blesh edhe t'i hulumtosh është ky: "Në formë me Aulonën".