7 gjëra që duhet të dish përpara se të blesh xhinse

Updated: Feb 26


E di, që shumica ndjehen profesionistë kur vjen puna tek pantallonat xhins. Por më lini t’ju jap disa sugjerime, të provuara dhe vërtetuara, që do t’ju bëjnë të mendoheni dy herë para se t’i blini.

Xhinset i duam të gjitha dhe janë ndër veshjet që i kanë rezistuar trendeve. Përpara viteve ‘60, xhinset ishin uniformë pune. Por Marilyn Monroe (dhe shumë të tjera), i veshën casual me këmishë.



1- Mos i bli xhinset elastike


Nuk kanë kuptim xhinset si streçe. Për më tepër, pas disa larjesh, fillon të shohësh harkime të pakëndëshme përgjatë materialit. Punimi i fijes së materialit me llastik, vjen nga dëshira për t’i bërë të rehatshme. Por, askush nuk e ka thënë që xhinset duhet të jenë të rehatshme!



2- Kushtoji vëmendje xhepave mbrapa


Zakonisht, tek të gjitha xhinset ekonomike, xhepat nuk janë simetrikë.


3- Xhepa të mëdhenj


Zgjidh xhinse që dizajni i xhepave është sa pëllëmba (ose më i madh). Levi’s ka punimet më të bukura. Ose më saktë, i ka pasur, sepse tani ka filluar ta modifikojë pak materialin.



4- Njihu me dizajnin që të shkon


Fillimisht duhet të njohësh formën tënde të trupit, pastaj të zgjedhësh midis prerjes “mom”, “boyfriend”, “flared”, me shtrat të lartë, të mesëm ose ulët etj.


5- Kalo kohë deri sa të gjesh nuancën e duhur


E preferuara ime është bluja e natës dhe ajo e zbehta. Nuk do blija kurrsesi xhinse të zeza (sepse nuk ka praktikisht xhins të zi). Ato që shiten janë streçe. Do blija ndoshta dhe ndonjë palë të bardha.



6- Mos i laj xhinset shpesh


Xhinset nuk janë të brendshme, që duhen larë sa herë i vesh. Mjafton t’i kalosh një hekur me avull para se t’i veshësh, dhe ja!

7- Xhinset janë pjesë e gardërobës kapsulë


Ndaj trego dashuri dhe kujdes për to. Mos i laj me 90gradë dhe as me ngjyra të tjera. Përpiqu t’i lash tek delikatet dhe lëri të thahen vetë (jo në tharëse.



631 views0 comments

Recent Posts

See All