12 sugjerime veshjesh për Rudina Magjistarin


Rudina Magjistari ka flokë bjond, sy në lajthi, si dhe i përket formës dardhë të trupit. Pak ditë më parë kemi dhënë detaje për 4 tipet e ndryshme të trupit. Artikulli është ky :

A e di vërtetë cilës formë trupi i përket? Ja një udhëzues si të vishesh bazuar në format e tua

Me sugjerimin e disa lexueseve të blogut, sot dua t’i jap Rudinës disa sugjerime për veshjet e emisioneve ose për përditshmërinë.

Duke qenë formë dardhe, me supe dhe gjoks thuajse në të njëjtën përmasë dhe vithe të theksuara, e mira është të shmangen xhaketat e ngushta dhe të shkurtra. Vendin e tyre duhet ta zënë ato oversize me supe ”statement”.

Detajet tek supet janë të mirëpritura për format dardhë, beli duhet konturuar (sipas njërës prej mënyrave të dizajnit), si dhe të eleminohen detajet në pjesën e legenit. Kjo veshje është ë këshillueshme për përditshmëri ose ekran.

Kjo palete ngjyrash do t‘i shkonte shumë për përditshmëri. Përzierja e printeve në pjesën e sipërme të veshjes, largon vëmendjen nga zona e legenit.

Pallto oversize dhe çizme të bardha, janë sugjerimi im për paraditet e ftohta të dimrit. Pranohet edhe për mbrëmje (darka ose aperitivo).