11 sugjerime për Blendi Fevziun


Blendi Fevziu ka tipare mesdhetare, me sy të kaftë në gështenjë, lëkurë me nëntone të ngrohta dhe formë të rregullt trupi. Pjesa e bustit dhe këmbët janë në proporcionet e duhura, e vetmja gjë që mund të eleminojë janë këmishat me jakë të lartë si dhe deri diku golfet e plotë.


Duke u bazuar në profesionin e z. Fevziu, si dhe hobit e tij, dua t’i sugjeroj disa lloje dizajnesh të reja këtë sezon. Stilistët thonë se nuk ka asgjë të re në modë, por ka dizajne të vjetra përpunuar me mjete (makineri, teknika ose copa) të reja.


Duke qenë se jemi thuajse në sezonin e vjeshtës, dua t'i sugjeroj këtë nuancë dhe dizajn syzesh. Shkojnë me çdo gjë në gardërobën ekzistuese të z. Fevziu, si dhe harnonizohen më së miri me tiparet e tij natyrale.


Loro Piana ka sjellë këtë sezon një dizajn shumë interesant të pantallonave mashkullore. Detaji qëndron pikërisht tek qemeri. Janë eleminuar shtresat e më parshme (kanavacë, astar, ylykë etj.) dhe në vend të tyre është përdorur llastiku. (kliko mbi foto për linkun).

Kostumi është sugjeruar të vishet për fundjavë.