• Stela

11 gjërat, që nuk kam merak t’i blej në Amazon


Shumë nga produktet e Amazon importohen. Disa ndoshta nuk janë në lartësinë e duhur, si një palë perla për flokë që bleva njëherë. Por nëse tregohesh i kujdesshëm dhe lexon përshkrimin, nuk do zhgënjehesh. Unë blej shumë gjëra tek Amazon, këto 11 produkte i marr pa merak. Jam e sigurt që ka ende, por po i zbuloj avash avash.

Këtë javë kërkova çdo blerje që kam bërë sëfundmi në Amazon, dhe që i rikthehem sërish sapo më mbaron. Balsamin e buzëve nga Aquaphor, mund ta blej kudo, por meqë ka thuajse të njëjtin çmim dhe në Amazon, zgjedh ta porosis online. Mund ta kem porositur disa here, sapo e shoh që është drejt fundit, bëj porosinë tjetër.

Kam zbuluar se takat rezervë mund t’i porosisësh fare mirë online. Ka mbi 30 sete, që kushtojnë diku tek 10 dollarë. (Për ne që ende veshim rregullisht këpucë me taka).

Vazove moderne ua kam vënë syrin me kohë. Janë shumë të bukura dhe kanë njëjtën cilësi si këto të Amazon.

Aquaphor përdoret për buzë, kutikula dhe çdo sipërfaqe të pahidratuar mirë (bërryla, gjunjë etj.)