10 sugjerime veshjesh për ty Luana, me rastin e emisionit të ri


Kur e kam parë për herë të parë Luana Vjollcën, vite më parë, kam menduar që është vajza më e bukur e Tiranës. E mbaj mend si tani, me flokë ngjyrë lajthi, tipare të mprehta, trup të rregullt orë rëre dhe buzëqeshje ëmbëlsuese.


Më pas u bë koëkkuqe dhe pjesa tjetër është histori. Ka ndryshuar stil dhe look sistematikisht përgjatë viteve, deri sa ka zgjedhur të qëndrojë bjonde. Ka forma të theksuara trupi, më kujton deri diku Chloe dhe Kim Kardashian.


Kam përzgjedhur sot 10 fustane për emisonin e saj të ri ose dhe për evente mode.


Meqë jemi tek trendi i nuancës jeshile, po i sugjeroj një fustan të gjatë nga Attico. Nuk di ta kem parë Luanën me fustane kësisoj, të drejtë me detaje tek mëngët, por besoj do t'i rrijë mirë edhe me format që ka.