10 sugjerime për Jonida Vokshin tek “Gjeniu i Vogël”


Këtë sezon të ri, “Gjeniun e Vogël” e prezanton Jonida Vokshi dhe të gjithëve na ka pëlqyer ky fakt. Jonida është një nga vajzat brune të ekranit shqiptar, me flokë të kaftë në çokollatë, vetulla të harkuara lart, sy në tonalitetin #32230f dhe lëkurë me nëntone neutrale.

Kushdo që e njeh Jonidën, e di që ajo kategorizohet tek zonjushat me tipare të ëmbla dhe buzëqeshje “statement”. Në modë dhe dizajn, look-u quhet i realizuar kur çdo element është i balancuar. Pra, ëmbëlsia do pak elementë mashkullor, ose “Tom Boy”. Tiparet e mprehta duan diçka të ëmbël, e kështu me rradhë. Kurrsesi tiparet e ëmbla nuk mund të qëndrojnë me elementë vulgarë ose trasgresiv.


Ja pse një fustan i shkurtër, i ngushtë dhe me dekolte, nuk do i shkonte me tiparet dhe karakterin e saj. Pak ‘spec djegës’ në masën e duhur dhe vendin e duhur, nuk është ide e keqe. Por duhet mjeshtëri për ta harmonizuar veshjen me trupin e Jonidës. Unë dua t’i sugjeroj 10 veshje, siç nuk e kemi parë më parë, enkas për “Gjeniun e Vogël”.


1- Tendi me asimetri

Gjeniu i vogël” është emision dedikuar fëmijëve dhe si i tillë kërkon veshje më pak të elaboruara. Pra në vend të fustanit me dekolte dhe shumë sensual, do diçka më casual, më të pranueshme për të gjitha grupmoshat. Këtë xhaketën do i rekomandoja ta vishte me fustan laps të zi ose pantallona cigare të zeza.

2- Qëndisje 3d

Për natën finale.

3- Polka dots

Ky fustan më bën të buzëqesh! Dhe do i shkonte tematikës së emisionit pa asnjë mëdyshje.

4- Kostum me kravatë

Nuk kishte se si të mungonte kostumi, por Jonidës do t’i rekomandoja këtë prerje pantallonash.

5- Nga koleksionet e reja

Të gjitha këto që po i sugjeroj janë pjesë e koleksioneve të reja. Një fustan i tillë me detaje voluminoze tek mëngët, e bën të përshtatshëm për emision.

6- Me jeshile është dhe moda

7- Detaje floriri

Më pëlqen shumë kombinimi i portokallisë me të verdhën e floririt. Sidomos prerja e këtij fustani me supe dominante.

8- Fru-fru

Nuk e di se sa vite ka që e kam qepur një fustan të tillë dhe është padyshim një nga prerjet më të bukura!

9- Mëngë statement

Nuk ka gjë më të bukur se sa trendi i mëngëve me volum i këtij sezoni. Shkon me funde laps, pantallona xhins ose pantallona kostumi.

10- Metalik

Me sandalet më të përfolura të sezonit rri për mrekulli.


739 views0 comments

Recent Posts

See All