• Stela

Çfarë të vesh për setin e fotove të fundvitit? Ja disa ide krejt ndryshe


Më erdhi ky mesazh në inbox para disa ditësh: “Përshëndetje Stela, doja të pyesja nëse për fotot e festave të fundvitit, ato që i bëjmë për qejf me familjen, si të vishemi?”

Kemi hyrë në sezonin më të bukur të vitit! Si i tillë, duhet festuar dhe inauguruar siç e do zakoni. Shumica bëjnë foto tek pema, dhe jua nisin kështu të afërmve me urimin përkatës. Disa nuk e kanë harruar zakonin e trikove me babagjysh dhe ende preferojnë ato.

Nëse ti je tek grupi i tretë, tek ai që bën foto alla Vogue dhe i shijon pa asnjë problem, epo mirësevjen në grup motër!

E bukura e këtij sezoni është se nuk na limiton tek ngjyrat e kuqe, e zezë apo jeshile ulliri. Mund të vishesh me fustan lejla me temina dhe të pozosh tek oxhaku me aksesorët në sfond.


Kam takuar disa zonja sëfundmi, që nuk i ndahen ngjyrës jeshile. Epo mirë, nëse do të vishesh me jeshile, bëje kështu :


Do dukesh si një zonjë e kuruar, dalë nga revistat e modës.


Carolina Herrera propozon këtë tonalitet të së kuqes për festa. Jam më se dakort.

Ti japësh rëndësi festimit, nuk ka asnjë gjë të keqe, përkundrazi! Të jep një tjetër ndjesi kur i kushton rëndësi të veshurit, grimit dhe vetë atmosferës. Madje, nuk është e thënë të marrësh kredi për ta realizuar, fotot mund t’i bësh dhe vetë, fustanin e merr me qera (nëse nuk do ta blesh), dhe ja! Ke foto të bukura që do të të ngelin në album gjithë jetën.


213 views0 comments