• Stela

Çfarë të veshësh për Thanksgiving, edhe nëse do ta festosh në shtëpi

Edhe pse Thanksgiving si festë e ka origjinën nga Amerika, nuk ke pse të vishesh si amerikan. Nuk e kam fjalën tek ato veshjet tradicionale native amerikane, me triko me drerë. Them për tuta dhe t-shirt, shapka me gisht dhe rroba që duken sikur i ke larë me 90 gradë. Pse të mos dukesh si amerikan i europianizuar? Te paktën sa i takon veshjes.

Net-a-porter

Edhe nëse do qëndrosh në shtëpi, vishu bukur. Me geta, fustan dhe taka, pse jo.


Vish kanotjere me pupla dhe fund. Ose bizhame të koordinuara mëndafsh.

Lejojani vetes të ekspozoni edhe pak lëkurë, pse jo? Mund të veshësh kombinoshe ose bluzë dhe pantallona.


Një fustan chiffon ose organzë nuk është kurrë ide e keqe. Zgjidh një që të jetë poshtë gjurit.


Mund edhe t’i tejkalosh pritshmëritë e të ftuarve, duke u shfaqur tamam si zonjë elegante, që vjen nga Parisi.



Ose mbaj një jumpsuit të zi me detaje festive, mjafton të mos jetë dy masa më i madh.


371 views0 comments

Recent Posts

See All