• Stela

Çfarë bleva dje tek Zara, pas tre vitesh mungesë

Updated: Oct 25, 2021


Krahasuar me dyqanet fast fashion, Zara ka butikët më të bukur në pamje dhe stilim. E di që në kohë uljesh veshjet hidhen sa andej këndej dhe e humbet lezetin. Por në ditët e zakonshme është qejf të shkosh, sikur edhe thjesht për t’i hedhur një sy.


Kisha diku tek tre vite që nuk blej gjë tek Zara. Pak nga zhgënjimet në blerjet e mëparshme, pak pandemia nuk na motivoi të bënim shopping, e pak ngaqë i kam dizenjuar vetë veshjet që më duheshin.




Dje mendova të shoh koleksionin e ri, disi doja t’i paraprija blerjeve në kohë festash. Më pëlqyen printet e kutisë së shahut, sidomos po t’i veshësh bashkë disa madhësi të ndryshme. Materialet, që imitonin mëndafshin, nuk ishin në lartësinë e duhur. Me të njëjtin çmim mund të blesh mëndafsh 100% tek Lily Silk (e shumë butikë të tjerë). Kishte disa element të koleksionit që më pëlqyen, sidomos ato premium.


Golfet me ngjyra të ndezura janë trend i sezonit, kjo cilësi ishte goxha e mirë. Ngjyrën e zgjidhni si të doni.


Ky fustani ishte shumë i bukur nga afër. Shkon me ato çizmet lëkure, që kam kohë që po i kërkoj.


Kostumi me ngjyrë dominante është një tjetër trend. Kam blerë një mëndafsh në ngjyrë të kuqe shegë, të cilin e kam veshur me pjesë. Xhaketa shkon me xhinse dhe pantallonat me këmisha, triko, t-shirt etj.


Një kostum për përditshmëri.


Këto çizmet janë ideale për festat e fundvitit. Me këtë takën e ulët të japin mundësinë t’i veshësh nga mëngjesi gjer në darkë.


Meqë jemi tek jelekët, ky është një nga ata që duket bukur edhe me këmishat bazike.


Nëse nuk je tipi i ngjyrave dominante, ky kostumi do të të pëlqejë.

996 views0 comments

Recent Posts

See All